“Fëmijë të plagosur me plumba në kokë”- Detaje nga masakra në shkollën në Beograd
Tronditet kryeqyteti serb, tetë nxënës dhe një punonjës i sigurimit të shkollës, humbën jetën nga sulmi me armë më një shkollë fillore në Beograd.
Euronews Serbia raporton se një nxënës i klasës së shtatë të kësaj shkolle ka hapur zjarr ndaj fëmijëve, personelit të sigurisë, por edhe mësuesve. I mituri ka përdorur si armë për të kryer masakrën armën e babait të tij.
Në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tiršova, në Beograd, janë trajtuar tre fëmijë. Një fëmijë ka lëndime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit. Dy të tjerët kanë lëndime në gjymtyrë dhe po trajtohen në reanimacion.
Një mësuese dhe tre fëmijë të tjerë janë shtruar në Qendrën Emergjente në Beograd dhe të gjithë kanë plagë me armë zjarri në pjesën e gjoksit. Mësuesja e plagosur dhe një fëmijë duhet t’i nënshtrohen menjëherë operacionit, ndërsa dy fëmijë janë në reanimacion.
Të shtënat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm dhe policia ka marrë një telefonatë në orën 08:40.
“Policia ka dërguar të gjitha patrullat në dispozicion, ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar të miturin e dyshuar, nxënës i klasës së shtatë, i cili siç dyshohet ka qëlluar disa herë nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj. shkollë”, njoftoi MPB-ja.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë