Fëmijët me sindromën Down jetojnë mes paragjykimeve dhe pamundësisë për t’u përshtatur

28 Tetor 2021 | 19:24

Në Shqipëri, vetëm në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë ka qendra që janë në shërbim të personave me Sindromën Down.

Për këtë arsye, Bilbili, një fëmijë i moshës 9 vjeçare nga Kukësi është shpërngulur në Tiranë, pasi në qytetin e tij nuk ka mundësi të marrë terapitë e nevojshme.

Për të kujdeset gjyshja e tij Shemsija.

“Atje (në Kukës) janë vetëm malet, as qendra, as shkolla nuk ka”, thotë ajo.

Gjyshja tregon se ka marrë e vetme mbi supe të gjithë barrën. Atë e ndihmojnë shoqatat pasi me të ardhurat e saj nuk do t’ i garantonte dot kujdesin e duhur Bilbilit.

“Terapinë ma kanë bërë pa lek, kushton 10 mijë lekë ora po unë e kam pas pa lekë, më kanë ndihmuar”, shprehet Shemsija.

Ajo thotë se përveç vështirësive që përballet me mungesën e një infrastrukture të përshtatshme për të trajtuar nipin e saj, shoqëria shqiptare është paragjykuese dhe tallet me personat me Sindromën Down.

“Më kanë bërë të qaj me gjithë çunin. E kanë ngacmuar tek shkolla, erdhi ai budallai ja bënin…kam pas acarime dhe nga gratë e mëdha, se kam shkuar në lokal dhe më kanë thënë ik more se ai është budalla, pse e ke mbajtur atë budalla…”, thotë Shemsija.

Sipas të dhënave të Fondacionit Down Syndrome Albania, aktualisht në Shqipëri janë 643 persona me sindromën Down.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026