Fenerbahçe shkarkon Jose Mourinhon: Kemi ndarë rrugët me trajnerin

29 Gusht 2025 | 11:30

Klubi turk i Fenerbahçes ka njoftuar zyrtarisht shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin portugez Jose Mourinho, i cili mori drejtimin e ekipit në fillim të sezonit 2024-2025.

“Kemi ndarë rrugët me Jose Mourinho-n, trajnerin e ekipit tonë profesionist të futbollit. E falënderojmë për përpjekjet e tij për skuadrën dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit nga Stambolli.

Gjatë aventurës së tij me Fenerbahçen, Mourinho drejtoi ekipin në 62 ndeshje, duke regjistruar 37 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje në të gjitha garat.

Megjithatë, eliminimi nga Benfica në Ligën e Kampionëve dhe rezultatet e luhatshme në kampionat e kanë detyruar klubin të marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit.

Trajneri 61-vjeçar mbetet një nga emrat më të njohur të pankinës në futbollin evropian, me një karrierë të pasur në drejtimin e klubeve si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe më pas Roma, para se të transferohej në Turqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026