Juventus tenton “dopietën”, vijojnë bisedimet me Zhegrovën e Kolo Muani

27 Gusht 2025 | 13:55

Juventus vijon përforcimet në ditët e fundit të merkatos verore, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre besojnë se do të arrihet edhe një goditje e dyfishtë. I pari është një njohje e vjetër tashmë, pasi sezonin e shkuar qëndroi në formë huazimi në Torino, bëhet fjalë për Kolo Muani. I dyti është sulmuesi shqiptar Edon Zhegrova, i cili mban veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Francezi ia ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së se dëshiron vetëm Juventusin, skuadrën me të cilën është dakordësuar për të gjitha kushtet. Për ta arritur këtë gjë, vetë bardhezinjtë shpresojnë në shitjen e Vlahovic, Savic dhe Gonzalez dhe me paratë e grumbulluara do të finalizojnë transferimin e Kolo Muani. PSG, në anën tjetër, nuk pritet të bëhet pengesë, pasi trajneri Luis Enrique nuk ka shprehur ndonjë simpati për lojtarin.

Sa i përket Zhegrovës, vetëm pak orë më parë mori edhe pasaportën shqiptare, ndërsa objektivi i tij i radhës mbetet kalimi në Torino. Anësori aktualisht është pjesë e Lilës, por ka njoftuar drejtuesit se është në kërkim të një aventure të re dhe Juventus do të ishte idealja për të. Sipas Transfermarkt, sulmuesi vlen 25 milionë euro, por me negociatat mes dy skuadrave mund të ketë edhe ndryshime të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026