Fenomeni i fëmijëve që lypin në Tiranë, 7-vjeçari ishte nga Bulqiza

27 Shkurt 2026 | 19:37

Një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën së fundmi ndërsa lypte në rrugët e Tiranës. Sipas drejtuesve të Bashkisë, vogëlushi nuk ishte banor i kryeqytetit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dritan Dango, drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se emri i fëmijës nuk figuronte në listën e fëmijëve të identifikuar nga grupet e terrenit.

“Është një fëmijë që nuk ishte i regjistruar në bashkinë Tiranë. Familja e tij ishte nga Bulqiza dhe jetonte në njësinë 11, por pa pasaportizim në Tiranë, prandaj nuk dilte në dokumentat tona si rast,” – tha Dritan Dango.

Nga gushti deri në dhjetor 2025, bashkia e Tiranës ka evidentuar 98 fëmijë në situatë rruge. Sipas Drejtorit Dango, shumica e këtyre fëmijëve nuk janë nga Tirana, çka ligjërisht kufizon mundësinë e bashkisë për t’u ofruar shërbime sociale.

“Ligjërisht nuk na lejohet t’i marrim në qendra komunitare, të integrojmë familjet në punë apo t’u ofrojmë ndihmë direkte,” – shpjegoi Dango.

Ekspertët shtojnë se rastet e fëmijëve në rrugë shtohen gjatë festave, si muaji i Ramazanit dhe Pashkët. Drejtori i Mbrojtjes Civile theksoi se fenomeni shpesh organizohet nga grupe të strukturuara kriminale.

“Më 17 shkurt, për shfrytëzim të fëmijëve vetëm në zonën e ish-Bllokut, u kryen 8 arrestime: 4 me burg dhe 4 arrest shtëpie,” – tha Dango.

Bashkia ka identifikuar disa “pika të nxehta” ku fëmijët dalin për të kërkuar lëmoshë, dhe grupet e terrenit janë prezentë. Megjithatë, fenomeni nuk është zhdukur, por është zhvendosur drejt periferiave të qytetit.

“Ne kemi vendosur grupet në pikat e nxehta, që minimizon dukshëm fenomenin, por nuk e zhduk atë,” – tha Dango.

Edhe sot, fëmijët shihen në kryqëzimet e kryeqytetit duke larë xhamat e makinave ose kërkuar lëmoshë. Drejtuesit e bashkisë nënvizojnë se për të zhdukur këtë fenomen është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve. Ekspertët këshillojnë që nuk duhet t’u japim para fëmijëve në rrugë, pasi kjo i lë më shumë të ekspozuar në mjedisin e rrugës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026