Ferhati zbulon 3 dosjet kryesore që ka në dorë kreu i ri i Spak, Klodjan Braho
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, nga ku ka theksuar dosjet më të rëndësishme që ai ka hetuar gjatë karrierës së tij dhe që do të hetojë.
Më tej, Ferhati shpjegon fillesat e karrierës së Brahos si prokuror në Berat deri në kalimin e tij në SPAK.
“Çështjet më kryesore që ka ndjekur Braho është dosja ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit, ka hetuar dosje të tjera që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, ka hetuar dosjen e “Toyota Yaris.
Po të shikojmë karrierën e Brahos, është modeste, ka 18 vite në system. Klodian Braho ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së Magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.
Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë.
Në këtë kohë ai është një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika ndërsa më pas Braho i bashkohet prokurorisë së krimeve të rënda deri në vitin 2019 ku kalon në SPAK si pjesë e grupit të prokurorëve të parë që nisën punën”, tha ai.
Sipas Ferhatit, dosjet më kryesore që ka momentalisht Klodian Braho janë: Dosja e “Toyta Yaris”; Tragjedia e Gërdecit ku thekson se janë dërguar disa letër porosi në Amerikë për të zbardhur një herë e mirë tragjedinë, dhe dosja e Eco Park.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv