Ferma në Shkup rrezikon mbylljen, shkak energjia elektrike

25 Gusht 2022 | 17:58

Një fermë me rreth 50 mijë pula në fshatin Haraçinë të rajonit të Shkupit rrezikon mbylljen.

Shkak është energjia elektrike që prej tri ditësh është ndalur tërësisht në tre fshatrat e komunës Haraçinë. Energjia elektrike është jetike për funksionimin e sistemit të ventilit dhe ushqimit në ambientin e prodhimit të vezëve.

“Pulat mund të mbijetojnë pa rrymë diku 30 minuta, ndërsa pas kësaj të gjitha mund të ngordhin. Para 10 viteve më ka ndodhur kur kanë ngordhur 15 mijë pula,” – u shpreh pronari Berat Bajrami.

Për të tejkaluar situatën, pronari i fermës përdor një transformator që harxhon rreth 300 euro naftë në ditë. Ndërkohë që nga ana tjetër, paguan në mënyrë të rregullt faturën prej 1200 eurosh në muaj.

“Nëse vazhdon kështu duhet ti heqim pulat dhe ta mbyllim biznesin,” – tha ai.

Kompania private shpërndarëse është e ndarë mes dy argumenteve: defekti në rrjet dhe pengesa që I është bërë nga banorët, të cilët vjedhin energjinë elektrike.

Por, banorët e Haraçinës kërkojnë duke protestuar para selisë së kompanisë, pasi nuk mund të ketë dënim kolektiv vetëm për disa individët që shkelin ligjin.

Nuk munguan edhe incidentet, pasi protestuesit patën një konfrontim fizik me forcat e policisë, në tentativë për të hyrë brenda objektit të kompanisë private që bën shpërndarjen e energjisë elektrike.

Sipas banorëve protestat do të vazhdojnë derisa të rikthehet energjia elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026