Fermerët e Stëblevës pa treg, mbi 1 mijë ton patate të prodhuara, asnjë mbështetje

8 Tetor 2024 | 18:22

Patatja e Stërblevës në Librazhd njihet për cilësinë e saj dhe prodhimin bio. Dhe pse jemi në sezonin e vjeljes së patates, fermerët  ankohen për shkak të tregut.

“Sezoni është shumë i mirë patatja ka shumë prodhim, është cilësore është bio. Është shumë e mirë por çmim nuk ka, treg nuk ka tregtarët nuk vijnë që ta marrin. Duhet të vijnë tregtarët, ata nuk duhet të futin mall nga jashtë se ai e ul shumë çmimin. Sivjet është me dobët, vjet ka qenë 60 lekë sivjet 40 lekë, ku çdo gjë është rrit vetëm patatja nuk është rrit”,-tha fermeri.

Pavarësisht prodhimit të mbarë dhe kërkesave në treg për këtë lloj patate, çmimi i shitjes nuk i mbulon shpenzimet e këtij viti që janë më të mëdha. Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kjo zonë kultivon, sasia I kalon 1 mijë ton patate çdo vit.

“Shkulja po vazhdon nga fshatat por çmimi është më poshtë. Me shumicë tek 50 lekë, dhe nuk ja vlenë çmimi për arsye se kosto është shumë e lartë e mbjelljes dhe farërat i mbajnë shtrenjtë. Ti krahasosh me vitet më përpara kanë qenë farërat më lirë. Farat nuk janë bio janë hibride dhe çdo dy vjet duhet ta ndërrosh farën, i mbajnë me çmim të lartë 200 mijë lekë kuintali. Dhe fshatari s’po ka më interes sepse kostoja e prodhimit është me e lartë se e fitimit”,-tha fermeri.

“Prodhimi është shumë i mirë, ne nuk kemi asnjë ndihmë nga qeveria. Çmimi është i dobët që ti numëroj kemi shumë probleme. Çmimi 30 lekë, nuk ja vlen fare, nëse bëjmë llogari sesa kemi shpenzuar 45 lekë i bie për kg, kështu që dalim minus 15 lekë për kg. Shteti duhet të bëj atë që i takon Ministrisë së Bujqësisë, asnjë ndihmë”,-tha një fermer tjetër.

Sipas fermerëve, patatja e Stëblevës është cilësore për shkak të tokës ku mbillet dhe qëndrimit të gjatë në tokë. Ata theksojnë se kanë nevojë për një pikë grumbullimi, ndërsa shtojnë se me etiketën “patate Stëbleve” është abuzuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026