Fermerët në Jagodinë eksperimentojnë me prodhimin biologjik të domates
Në serat e fermerit Osman Stafa në Jagodinë ka nisur prej javësh vjelja e domates. Bashkë me tre djemtë e tij, ai kultivon rreth 2 hektarë sera, ku këtë sezon po aplikohet për herë të parë mbrojtja biologjike e bimëve, duke shmangur përdorimin e pesticideve kimike.
Sipas fermerit, investimi në metoda më të sigurta dhe cilësore po jep rezultate, ndërsa produkti po del në treg si më i pastër dhe më i kërkuar nga konsumatorët.
“Kam 20 dynymë sera, rreth 2 hektarë. Domatja është shumë cilësore dhe e pastër, pasi kemi futur insekte biologjike. Pra, e kemi pa spërkatje dhe pa pesticide.”-shprehte Osman Stafa, fermer.
Aktualisht, domatja del nga sera me një çmim rreth 100 lekë për kilogram, ndërsa në tregjet e Tiranës dhe Elbasanit shitet deri në 300 lekë për kilogram.
Fermerët thonë se kjo diferencë e madhe çmimi në zinxhirin e tregtimit po rëndon konsumatorin, por nuk sjell domosdoshmërisht fitim më të lartë për prodhuesin.
“Unë e shes me 100 lekë, ndërsa qytetari e blen 200–300 lekë. Më vjen keq për konsumatorët.”-tha më tej fermeri.
Sipas tij, çmimi aktual është kufiri minimal për të mbuluar kostot e prodhimit.
“Çmimi të paktën duhet të qëndrojë tek 100 lekë që ne t’ia dalim, sepse ka shumë shpenzime.”-vijoi ai.
Fermerët kërkojnë më shumë kontroll në zinxhirin e tregtimit dhe krijimin e mekanizmave të drejtpërdrejtë të shitjes, për të shmangur abuzimet me çmimet dhe për të rritur përfitimin e prodhuesve.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit