Fermerët në Ndroq: Ndotja e lumit Erzen po shkatërron prodhimet bujqësore
Situata që ka lënë pas tek fermerët ndotja e lumit Erzen në Ndroq paraqitet e rëndë.
Në mungesë të ujit për vaditje, fermerët janë të detyruar të përdorin ujin e lumit, por kjo ka bërë që i gjiithë prodhimi i tyre të shkatërrohet.
“Uji i lumit vjen totalisht me ndotje dhe nuk kemi rrugë tjetër. Kemi hapur puse, por puset tani në verë nuk mbahen”, thotë fermeri Bujar Cali.
Nga dëmtimi i prodhimit në serë, fermeri Cali është detyruar ta mbjellë tokën 3 herë në një muaj.
“Ky është dëm se me këtë ushqehemi. Unë kam 3 mijë metra serë, të paktën 1500 metra prishet çdo kohë. Është me shumë kosto sepse kushton 35 mijë lekë 1 kile farë. Punoj në temperatura 30-40 gradë gjithë ditën dhe ja çfarë marr”, u shpreh ai.
Për të, kjo është një humbje e madhe që përkthehet në shpenzime të papërballueshme.
“Vlera është 4 milionë lekë në muaj, vetëm kjo këtu 600 metra. Prodhoj, bëj gati për ta shitur dhe ja ku përfundojmë. Ka mbetur vetëm një rrugë, të ikim në drejtim të paditur”, theksoi Cali.
Ndotja e lumit Erzen është bërë e vazhueshme kryesisht nga mbetjet urbane.
Fermeri kërkon që të paktën të njoftohen ditët kur shkarkimet e ujit të lumit janë krejtësisht të ndotura.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë