Fermeri korçar: Molla e serbit me 70 lekë/kg, ndërsa e Korçës 90 lekë/kg
Fermeri korçar, Thomai, është shprehur se mollët vendase të Korçës nuk po shiten, pasi sipas tij, po konkurrohen nga prodhimi që hyn nga Serbia.
Përmes një lidhjeje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Thomai tha se mollët nga Serbia hyjnë në Shqipëri me çmimin 70 lekë/kg, ndërsa mollët vendase, që fermerët të mos dalin me humbje, duhet të shiten të paktën me 90 lekë/kg.
Ai tha gjithashtu se cilësia e mollës së Korçës nuk arrihet as nga ato të Greqisë, e as nga ato të Serbisë. Thomai i bëri apel shtetit që të ndërhyjë dhe të zgjidhë këtë situatë.
“Problematika është futja e mollës nga jashtë. Unë kam grumbulluar rreth 4 mijë kujtal. Nuk kam shitur sepse na hynë nga jashtë molla. Hynë me çmim të lirë, ne na u ngrit pak kosto. Punëtori 25 mijë lekë dita, plehrat kimike.
Nëse nuk bëhet gjë do e ulim koston dhe do dalim me minus, çfarë të bëjmë. Që të dalë jek e jek duhet ta shes me 90 lekë. Molla e serbit vjen në Tiranë me 70 lekë.
Cilësia jonë nuk arrihet as nga serbi e as nga greku. Këta specialistët që thonë se është ajo e jashtmja më e mirë, le të vinë ta shikojnë. Mbase kanë lidhje me ata të serbit a se ç’kanë nuk e di”, tha Thomai.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet