Fermeri në Divjakë që kultivon avokado e papaja: Jam i kënaqur me prodhimet ekzotike
Në Divjakë po kultivohen edhe fruta ekzotikë, si avokado, frut pasioni e papaja. Ky eksperiment ka rezultuar i suksesshëm për fermerin Irakli Shkoza, i cili ua sugjeron edhe kolegëve të tij.
Edhe pse në pension, Shkoza, e ka kthyer ëndrrën ne realitet. Në tokën e tij, disa në serë dhe disa jashtë saj, ai prej disa vitesh kultivon fruta të zonave ekuatoriale dhe subekuatoriale si: Frut Pasioni, Dragon frut, Papaja, Avokado, Guava, Lime etj.
“As unë vetë nuk e di si më ka ardhur mendimi por është një shumatore informacionesh që del një konkluzion pas analizës, po sikur ta provoj!? Kjo është arsyeja që prej disa vitesh merremi me kultivimin e disa bimëve ekzotike tropikale që nuk janë tipike për Shqiperinë. Klima po vjen duke u ngrohur se në Prill është si në maj, temperaturat po vijnë duke u ngritur nisur nga kjo ne si fermerë do rrimë vetëm tek bimët tradicionale apo do përshtatemi me kohën.
Për Irakliun ka ardhur momenti që fermerët t’i kthejnë sytë edhe nga këto produkte të bujqësisë për të siguruar përshtatjen me tregun. Sipas tij, të huajt që kanë provuar produktet e prodhuara këtu, janë shprehur se ato janë mjaft cilësore.
“Ne kemi vjelë disa nga fruta, p.sh. “Dragon frut” ne kemi dy vjet qe e vjelim, kemi frut pasionib tre vjet në prodhim, kemi guaia 2 vjet në prodhim, janë disa fruta që ne kemi marrë prodhim nuk jemi të rendimenti por tek testimi dhe ato e kanë kaluluar klasën. Fruti i pasionit me dy persona qe e kanë shijuar në Brazil, rezultoi se frutat këtu janë më cilësore. Me sa duket cilësia nga vetë klima qe kemi ne pa llogaritur punën. Cilësia është shumë e mirë”, tha fermeri.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve