Fermeri tregon shkakun: Pse u bllokuan specat shqiptarë në Kroaci
Fermeri Alban Çakalli ishte i ftuar në studion e emisionit “People” në Euronews Albania.
Ai foli për rastin e fundit të bllokimit në Kroaci të një ngarkese me speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve.
Sipas tij, në kamion kishte ngarkesa nga fermerë të ndryshëm dhe për shkak të gabimit të një fermeri, janë djegur edhe të tjerët, duke bërë që ky prodhim të kthehet mbrapsht.
Ai tha se në Shqipëri bëhet një gabim herë pas here, ku prodhimi këputet para kohe dhe dërgohet për t’u shitur, dhe kjo sjell edhe rrezikun që ai produkt të jetë i kontaminuar me pesticide pasi ka dalë në treg pa i plotësuar ditët e nevojshme të karencës.
“Ka qenë një sasi specash që ka dalë nga ne dhe ka shkuar në Kroaci, ku është një nga pikat e kontrollit të BE-së. Aty është kapur kjo sasi, por ka një problem me karencën kur prodhimi këputet para kohës së pjekjes. Në atë kamion që është kapur, jam i bindur se jo e gjithë sasia ka qenë kontaminuar pasi pjesa tjeter 80 % mund të ketë qenë e pastër, por prova ku e kanë marrë ato ka qenë e kontaminuar. Për një fermer mund të jenë djegur disa të tjerë të cilët kanë pasur ngarkesën në të njetin kamion ku e gjithë sasia kthehet mbrapsht, sepse nuk do t’i ndajnë me kilogramë,” tha fermeri Çakalli.
Kujtojmë që më 12 mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), një ngarkesë me speca nga Shqipëria, që kishte nivele të larta pesticidësh, u ndalua në Kroaci.
Specat u klasifikuan me rrezik të lartë për konsumatorin, për shkak të përmbajtjes shumë të lartë të pesticideve. RASFF njoftoi se shqetësimi ishte serioz.
Ngarkesa përmbante flonicamid, një insekticid që përdoret për kontrollin e dëmtuesve në fusha dhe sera.
Ky pesticid ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe mund të shkaktojë efekte negative, veçanërisht në mëlçi dhe veshka.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset