Ferrari kërkon një vend për Oliver Bearman në vitin e ardhshëm
Frederic Vasseur deklaroi se Bearman te Haas Ferrari sezonin e ardhshëm është një mundësi.
Kjo pas provës bindëse të 18 vjeçarit anglez në Arabinë Saudite. I këtij mendimi është këshilltari i Red Bull, Helmut Marko. 80 vjeçari e krahasoi djaloshin me guidën e shfaqur nga Charles Leclerc.
Mirëpo Ferrari po thyen bankën për Hamilton, kur Leclerc ka një kontratë afatgjatë dhe Bearman paraqitet si një super talent. Ndaj Fred Vasseur ashtu si Marko po shqyrton mundësinë e sistemimit të Bearman te Haas nga sezoni i ardhshëm.
Haas në vetvete ka një motor Ferrari pasi skuderia amerikanë ka rënë dakort për support teknik nga Maranello. Helmut Marko shkon më tej kur thotë se Ferrari duhet ta paguajë Haas për privilegjin e një vendi për Bearman në F1.
Problemi i vetëm mund të jetë drejtuesi i Haas, Ayao Komatsu që ende nuk është i bindur nga britaniku dhe mbështet Magnussen dhe Hulkenberg.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë