Festa e fikut në Roshnik/ Veç banorëve, pjesë e aktiviteteve dhe turistët e huaj

10 Shtator 2023 | 17:53

Ditën e premte në mbrëmje është çelur në Roshnik festa tradicionale e fikut, një aktivitet që ka një traditë disa vjeçare në të cilin marrin pjesë jo vetëm banorë dhe fermer të Roshnikut dhe trevave përreth tij, por edhe shume qytetare të ardhur nga berati, Nuk munguan gjithashtu edhe turiste te huaj nga disa shtete.

“Gjetëm Roshniku në internet, kantinën e verës Alpeta kemi 5 ditë  që jemi këtu dhe është një vend i mrekullueshëm  ka liqen, park , po na pëlqen”

“Jam biri i kësaj zone lindur rritur këtu, banoj aktualisht në Uznovë dhe për të gjitha aktivitetet që bën kjo zonë jemi të pranishëm kudo që të jemi, zona e roshnikut esbte nje ndër zonat më të lashta, një zonë që trashëgon traditat, të punës, te mikpritjes humanizmit të gjitha këto veti janë të ruajtura që vazhdojnë edhe sot”

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe bizneset që operojnë në fushë e turizmin në zonën e Roshnikut, numri në rritje i vizitorëve ka bërë që tashme të rriten dhe standardet e shërbimit, ndërsa janë fokusuar më së shumti tek prodhimet e tyre handmade.

“Këtu janë të gjitha prodhimet e zonës, ka shumë vizitor të huaj, turiste nga të gjitha shtetet kryesisht  gjerman, anglez, italian, të gjithë. Roshniku mbahet për fikun kryesisht, për gatimet tradicionale të zonës për verërat për rakin për ço gjë.

Fshati Rroshnik vit pas viti po njeh  një zhvillim shumë të madh në turizëm, Restorante, Bujtina, apo kantina janë hapur në këtë zonë kodrinore të Beratit duke ju ofruar turistëve vendas dhe të huaj një ambient relaksues mes gjelbërimit, pemëve frutore të zonës, dhe ushqimet tradicionale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026