Shqipëria përballë historisë/ Kuqezinjtë të pafat ndaj polakëve, Tirana pret finale

10 Shtator 2023 | 17:18

Në një finale nuk ka favoritë, e tillë është dhe ajo mes Shqipërisë dhe Polonisë, e cila pritet të dhurojë spektakël në Air Albania.

Dy skuadrat i kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërsa fjala e fundit i takon fushës së lojës, aty ku krahas lojtarëve, në stadium do të jenë mbi 22 mijë të pranishëm. Atmosfera premton të jetë magjike, me tifozët kuqezi të cilët kanë udhëtuar nga gjithë Evropa në mbështetje të skuadrës, ndërsa një numër i lartë pritet të jetë dhe nga Polonia.

Në të kaluarën një ters, por llogaritë tani bëhen ndryshe, me kuqezinjtë që kanë një gjeneratë të jashtëzakonshme futbollistësh, që luajnë në ekipe të mëdha evropiane. Shqipëria dhe Polonia janë përballur 14 herë me njëra-tjetrën, ndërsa numërojmë vetëm 1 fitore dhe jao në kuadrin e një testi miqësor.

3 barazime dhe 10 humbje tregojnë se kundërshtari pavarësisht formës jo të mirë që po kalon, nuk meriton të nënvlerësohet.

Për më tepër, një ekspert si Fernando Santos, kampion Europe me Portugalinë. Në anën tjetër, Shqipëria e Sylvinhos po kalon një periudhë gati të artë, me dy fitore dhe 1 barazim në 3 përballjet e fundit, ndërsa atmosfera është pozitive. E vetmja humbje në këto kualifikuese për Shqipërinë është pikërisht prej kundërshtarit të së dielës, Polonisë. Kjo bën që në mendje ne teknikut Sylvinho të ketë shumë pikëpyetje, mes tyre formacioni, i cili nuk ka qenë njësoj në këtë rrugëtim të ri të brazilianit.

Ajo çka mund të konfirmohet është se porta do t’i besohet Berishës, në mbrojtjes Mitaj, Gjimshiti dhe Ismajli janë të konfirmuar, ndërsa në krahun e djathtë, Hysaj edhe pse nuk e ka vendin e sigurt. Mesfusha njëjtë si ndaj Cekisë, me Bajramin e Ramadanin, ndërsa ka një dilemë mes Bares e Asllanit. Uzuni pritet të rikthehet si titullar, ndërsa Cikalleshi do t’i besohet pozicioni i 9-çit. Asani me shumë mundësi do të plotësojë treshen offensive, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë ndryshim me emra si Muçi apo Seferi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026