Festa e Fitër Bajramit, kreu i KMSH uron besimtarët myslymanë
Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, H. Bujar Spahiu, këtë të enjte ka shpërndarë një mesazh urimi për gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Fitër Bajramit, e cila është ditën e nesërme.
Në mesazhin e tij, ai uroi që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke shprehur dëshirën që besimtarët të përjetojnë gëzim dhe begati në jetën e tyre. Spahiu theksoi gjithashtu vlerën e agjërimit dhe lutjeve gjatë muajit të Ramazanit.
“Të nderuar besimtarë myslimanë, të dashur qytetarë.
Sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, faljeje e solidariteti.
Nesër kemi festën e Fitër Bajramit. Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur.
Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me Zotin. Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndjenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin.
Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore: mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi, bashkimi dhe mirësie për çdo familje shqiptare.
Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra: Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja dhe ju dhëntë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja”, është shprehur Spahiu.
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda