Festa e Krishtlindjes, Kisha Katolike mesazh për besimtarët: Gëzuar për shumë mot! Zoti u bekoftë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
24 Dhjetor 2025 | 11:31

Kisha Katolike përmes një mesazhi të përbashkët me Ipeshkvët ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tyre Ipeshkvët kanë përcjellë mesazhe për paqe, shprese dhe dashuri.

Imzot Gjergj Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë urim do të donin të ishte edhe urimi i Imzot Simon Kulli. Ai u shpreh se Imzot Kulli i uron besimtarët nga qielli dhe se lutet për ta.

Imzot Giovanne Peragine më tej u shpreh se festa e Krishtlindjve u kujton besimtarëve se Zoti është pranë tyre në çdo moment edhe në vështirësi, pasiguri dhe vuajtje.

Pjesë e mesazhit ishte edhe Imzot Arjan Dodaj teksa u shpreh se Krishtlindja është dalja nga errësira. Imzot Ottavio Vitale u bëri thirrje besimtarëve të ndryshojnë në këtë festë të rëndësishme dhe të kthehen te Zoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026