Festat e fundvitit mbingarkojnë Urgjencën e Elbasanit, mjeku: Mbi 300 pacientë në 24 orë

30 Dhjetor 2025 | 17:53

Gjatë festave të fundvitit, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit përballet me një fluks të lartë pacientësh, ku më shumë se 300 persona paraqiten brenda 24 orëve për shkak të aksidenteve rrugore, teprimit me alkoolin, problemeve kardiake dhe dëmtimeve nga fishekzjarret.

Drejtori i Urgjencës, Ergys Miçi, thekson se konsumimi i alkoolit gjatë mbrëmjeve festive shpesh e kthen festën familjare në traumë, veçanërisht kur drejtuesit e mjeteve drejtojnë automjetin nën efektin e tij. Sipas tij, çdo vit gjatë kësaj periudhe regjistrohen aksidente të shumta rrugore, përfshirë edhe raste me humbje jete.

“Gjatë festave ka gjithmonë teprim në konsumimin e alkoolit dhe këshillojmë të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes, në mënyrë që festa të mos kthehet në traumë. Çdo person që konsumon alkool duhet të ketë kujdes të mos drejtojë automjetin, pasi shpesh ajo që nis si festë familjare përfundon në tragjedi. Çdo vit kemi pasur raste të shumta aksidentesh, madje edhe me humbje jete”, thotë Ergys Miçi.

Një tjetër kategori e rrezikuar janë moshat e treta dhe fëmijët, të cilët përballen me pasoja serioze shëndetësore gjatë festave.

“Moshat e treta duhet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi edhe sasi të vogla alkooli ose teprimi me ushqimin, në prani të problemeve kardiake, mund të sjellin pasoja serioze, si edemë pulmonare. Gjithashtu, personat me astmë kronike duhet të kenë kujdes në klimat e ftohta. Fëmijët duhet të mbrohen nga fishekzjarret; vitet e kaluara kemi pasur raste me djegie dhe dëmtime të gishtave”, thotë ai.

Sipas drejtuesit të Urgjencës, fluksi i pacientëve rritet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, duke kaluar shifrën e zakonshme.

“Fluksi i pacientëve mund të arrijë deri në 300 persona në 24 orë. Në fundvit ka një rritje të ndjeshme të fluksit, si në shërbimin paraspitalor ashtu edhe në atë spitalor. Përgatitemi për datat 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar, duke siguruar furnizime shtesë dhe rritur gatishmërinë. Numri i rasteve mund të arrijë 250–300 në 24 orë, një fluks i konsiderueshëm për Urgjencën”. thotë Miçi.

Autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes maksimal gjatë festave, duke theksuar se shmangia e alkoolit në drejtimin e automjeteve dhe përdorimi i kujdesshëm i fishekzjarreve janë thelbësore për të mos e kthyer festën në urgjencë spitalore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026