Festë në Lunxhëri! “Divani Lunxhot” promovon traditat dhe tërheq turistët
Në zonën e Gjirokastrës, njerëzit mund të shijojnë ushqime dhe këngë popullore edhe në muajin gusht. Këtë herë, gjallëria përfshiu zonën e Lunxherisë me organizimin e festivalit “Divani Lunxhot”.
Edicioni i 9-të i organizmit të “Divani lunxhot” ka mbledhur gjatë fundjavës në fshatin Dhoksat të krahinës së Lunxhërisë mbartës të traditave, foklorit, artizanatit dhe kulinarisë tradicionale.
“Shpresojmë që ky aktivitet të eci në rrugën e aktiviteteve edhe në të ardhshmen. Aktiviteti ka rëndësi për Lunxhërinë sepse është i vetmi aktivitet që mban gjallë krahinën me zakonet, me traditat, me kulturën është edhe një aset turistik sepse këtu promovohen jo vetëm vlerat shpirtërore, kulturore por edhe ato materiale” ,-tha Koço Vasili, organizator i aktivitetit.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin 12 ansamble dhe grupe popullorë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa u çel edhe panairi i zejeve e gatime tradicionale.
“ Është diçka e mirë që organizohen këto evente sidomos nëpër fshatra. Në “ Divani Lunxhot’ ne kemi qenë çdo vit si grup i lagjes “Cfakë”, Gjirokastër. Ne këngën e kemi patur traditë që nga prindërit tanë, babai im ka kënduar me grupin e Xhevat Avdallit, kemi marrë pjesë në festival”. 2.24-2.46
“Janë aktivitete shumë të mira, unë kam mishin e pjekur të kecit, gjizë, djathë dhie, bogaçe, kukureca të kecit, djathë të njomë dhe dhallë. A i japin gjallëri fshatit, ai tërheqin turistët? Po i tërheqin, janë gjëra bio”.
Për dy net me radhë vlerat më të arrira të folkut, etnografisë dhe traditës sonë popullore u ngjiten në skenën e Dhoksatit, duke promovuar traditat e krahinës se Lunxherisë, bukuritë natyrore dhe resurset turistike të saj.
“Jemi grupi i Zagories, është hera e parë që marrim pjesë në Divanin Lunxhot, është gjë e bukur të organizohet edhe në këto zona të thella, në këto fshatra të thellë se ka humbur jeta e përditshme. të paktën i japin një farë gjallërie”, -tha këngëtari i muzikës popullore.
Përgjatë fundjavës edhe në qytetet e Përmetit dhe Libohovës u zhvilluan aktivitete kulturore të cilat tërhoqën edhe turistët të cilët vizitojnë këto ditë vere jugun e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë