Festivali Folklorik Kombëtar, 40 grupe nga Gjirokastra ndezin atmosferën
40 grupe folklorike me mbi 300 këngëtarë dhe valltarë morën pjesë në koncertin seleksionues që po mbahet në qarkun e Gjirokastrës me qëllim përgatitjen për Festivalin Folklorik Kombëtar.
Në skenën e këtij aktiviteti u sollën vlerat e folklorit, këngëve dhe valleve popullore, isopolifonisë si dhe veshjeve tradicionale të trevave të Jugut të vendit.
“Për mua është një nder i madh që më bëhet në këtë 90-vjetor që të shoh edhe Festivalin Folklorik të Gjirokastrës edhe të gjithë Shqipërisë, në vitin 2023. Kjo është kënaqësia ime më e madhe. Unë kam marrë pjesë në grupet e Zagories qysh në vitin 1968, atëherë ishim me ato këngët polifonike dhe lirike, por kemi patur këngë më shumë të krahinës sidomos të krahinës sonë, d.m.th këngë të shtruara që këndonin burrat dhe gratë zagorite,” – tha këngëtari popullor, Sofokli Mekshi.
“Është shumë emocionuese sikur ripërtërihem. Por kan edhe një krenari sepse në këtë Gjirokastër të popullit të mrekullueshëm që e kam si vendlindjen time të dytë dhe ajo kalaja që është një Mekë e këngës popullore që bashkon gjithë kombin shqiptar, kam ardhur djalë i ri dhe sot vij në këtë moshë, kënaqësi shumë e madhe,” – tha Golik Jaupi, këngëtar popullor.
“Mezi e kemi pritur dhe jemi shumë të gëzuar të gjithë jo vetëm unë por të gjitha grupet, gjithë pjesëmarësit që janë në këtë festival. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë organizatorët, që e kanë bërë këtë nismë kaq serioze dhe mendoj që unë me grupin tim mendoj se e kam marrë shumë seriozisht dhe do të bie një prurje , shumë të bukur dhe shumë të veçantë,” – u shpreh Roland Çenko këngëtar popullor.
“Jemi shumë të emocionuar që marrim pjesë në këtë festival. Përfaqësojmë grupin polifonik të Koshovicës dhe gëzimi ynë është shumë i madh, përfaqësojmë Dropullin,” – tha këngëtarja popullore, Eleni Kosta.
Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet në qytetin e Gjirokastrës pas 8 vitesh ndërsa edicioni i fundit i tij është organizuar në vitin 2015. Ky aktivitet me përmasa mbarëkombëtare mbledh se bashku artistët popullorë nga hapësira shqiptare duke prezantuar dhe promovuar vlerat e pasura të folklorit dhe traditës sonë popullore.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 19:11 Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar