Mbahet konferenca zyrtare e UNUM, një super festival miqësor me mjedisin

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 23 maj 2023, u mbajt konferenca zyrtare e festivalit UNUM për edicionin e katërt. Një super festival miqësor me mjedisin.

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore që do të zgjasë nga 1 deri më 6 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ky manifestim ka shënuar edhe një herë fillimin e një periudhe të jashtëzakonshme për turizmin shqiptar, duke pritur me padurim turistë nga e gjithë bota.

Organizatorët e UNUM Festivalit janë të kënaqur të njoftojnë se deri më tani është arritur një shifër prej 90% e shitjes së biletave, duke treguar interesin e madh të publikut ndaj kësaj ngjarjeje muzikore. Festivali është përgatitur me përkushtim dhe me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, për të ofruar një përvojë të papërsëritshme për të gjithë pjesëmarrësit.

- Advertisement -

Konferenca u hap me prezantimin e UNUM Festivalit, nga Z. Mousa Ceesay, bashkëthemeluesi i festivalit, i cili shpalosi objektivat dhe vizionin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme muzikore.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, mori pjesë në konferencë dhe ndau perspektivën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në lidhje me rëndësinë e këtij festivali për të promovuar Shqipërinë si një destinacion turistik tërheqës për turistët e muzikës elektronike dhe citoi se:

“Ka një ndryshim nga viti i kaluar, ku u prezantuan DJ apo lloji i muzikës, ndërsa sivjet u fol vetëm për mjedisin, u fol vetëm se sa miqësor është ky festival në zonën në të cilën zhvillohet, dhe besoj që Unumi ka gjetur vendin ideal në Shëngjin”.

Më pas u zhvillua seanca për mbështetjen institucionale të UNUM Festivalit, ku u morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e qeverisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ‘nikoqiri’ i festivalit, kryebashkiaku, Z. Pjerin Ndreu, përfaqësuesi i Bashkisë së Lezhës, i cili shprehu mbështetjen e plotë të qytetit për organizatorët e festivalit dhe theksoi rëndësinë e UNUM Festivalit për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë.

Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje si promotori kryesor i Shqipërisë në botë duke nënvizuar faktin se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për të gjithë turistët e huaj.

Në vazhdim, përkrahësit komercial të UNUM Festivalit, theksuan rëndësinë e rëndësishme të kësaj ngjarje:

Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Albania, shprehu qëndrimin e kompanisë së tij për perkrahjen e këtij eventi, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së kulturës muzikore dhe turizmit. Për më tepër, ai theksoi dëshirën për kontribut te shoqërise CCBS në iniciativat e qendrueshmërisë duke konsideruar si vendndodhjen dhe zonën e zhvillimit të festivalit po ashtu dhe rolin e saj aktiv në ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve që me sjelljen e tyre do të sigurojnë ruajtjen e mjedisit.

Gjithashtu z. Athanasios Paraskevas, Chief Commercial Consumer Officer i One Albania, ndau vështrime dhe perspektiva të kompanisë për përkrahjen ndaj organizimeve të tilla me nivel të lartë artistik dhe ekologjik.

Me mbështetjen e biznesit dhe institucioneve, UNUM Festival tregon se është një projekt i suksesshëm që do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për turizmin shqiptar dhe në rritjen e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, vjen reagimi i Ramës

"Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet...

Pas Sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH

Pas sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH. Mësohet se është arrestuar Laura Sheto. Ditën e sotme është arrestuar dhe sekretarja e...

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

TË FUNDIT

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH, vjen reagimi i Ramës

"Një Sekretare e Përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet...

Pas Sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH

Pas sekretares së Përgjithshme, në pranga dhe një punonjëse tjetër e MSH. Mësohet se është arrestuar Laura Sheto. Ditën e sotme është arrestuar dhe sekretarja e...

“Ankohej e vajtonte”, Osmani flet pas takimit me Vuçiç: Nuk ishte takim negociues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit me Aleksandër Vuçiç në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në...

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i zyrtares...

2.76 milionë banorë në Shqipëri, mosha mesatare arrin 38.8 vjeç

Shqipëria ka humbur 1.1% të banorëve të saj gjatë vitit 2022, përqindje kjo që e ka çuar popullsinë e vendit në 2.761.785 banorë. Rënia e numrit...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×