Festivali i filmit në Venecia nën masa të rrepta anti-COVID
Festivali i filmit në Venecia ka nisur nën masa të forta kundër COVID-19. Yjet e Hollywood janë rikthyer pas një viti izolimi për shkak të pandemisë, ndërsa bota e kinemasë pret me padurim të largojë krizën e shkaktuar nga COVID-19.
Organizatorët shpresojnë se një protokoll i rreptë i COVID do të ndihmojë në zhvillimin pa probleme të maratonës së filmit që zgjat 11 ditë.
Teatrot po funksionojnë me gjysmën e kapacitetit dhe një mur bllokon pamjen nga tapeti i kuq për të ndaluar turmat të mblidhen jashtë Palazzo del Cinema, ku të gjithë duan të marrin një autograf. Maska për fytyrën dhe një pasaportë shëndetësore, ose një test negativ COVID, kërkohen për të marrë pjesë në event.
Ne festival marrin pjesë filma të tillë si “Nënat paralele”, me protagoniste Penelope Cruz, si një nga dy gratë beqare që do të lindin në të njëjtin spital.
Filmat që konkurrojnë për çmimin Luani i Artë përfshijnë “The Power of the Dog” apo edhe Kristen Stewart si Princesha Diana në “Spencer”.
Në listë janë edhe “Dueli i fundit” me protagonistë kryesorë aktorët Damon e Affleck, dhe përralla fantastiko-shkencore e Denis Villeneuve “Dune”.
Chloe Zhao, fituesja e Luanit të Artë vitit të kaluar, me “Nomadland” , është pjesë e jurisë e udhëhequr nga një tjetër fitues i Oskar, drejtori “Parasite” nga Koreja e Jugut Bong Joon-ho chun.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme