Festivali i Letërsisë Evropiane, autorë nga gjithë kontinenti bashkohen në Tiranë
Për të dytin vit radhazi, Tirana është mikpritëse e Festivalit të Letërsisë Evropiane, që synon të kremtojë kulturën evropiane në Shqipëri.
Festivali do të sjellë autorë, përfaqësues të 13 shteteve anëtare të BE-së, dhe do të zhvillohet deri më 6 dhjetor.
Ky event ka për qëllim krijimin e hapësirave dhe urave ndërkulturore, duke bashkuar shkrimtarë të njohur nga Irlanda, Austria, Gjermania, Sllovenia, Spanja, Holanda, Kroacia, Republika Çeke, Bullgaria, Greqia, Franca, Italia dhe Polonia.
Autorët do të lidhen me lexuesit shqiptarë dhe do të vizitojnë shkolla të mesme dhe universitete.
Festivali vjen i organizuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, në partneritet me Institutin Italian të Kulturës dhe në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare të BE-së.
“Ne duam që ky festival të jetë një mundësi për biseda, eksplorim dhe lidhje, ku autorët, përkthyesit e tyre dhe lexuesit të takohen për të eksploruar botën e sotme dhe sfidat e saj përmes fuqisë së letërsisë. Do të shqyrtojmë këtë panoramë letrare, do të kemi mundësi të shkëmbejmë mendime dhe të diskutojmë çështje tematike, të nxisim mirëkuptimin e ndërsjellë të kulturave të ndryshme dhe të pasqyrojmë punën që bëjmë çdo ditë për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha Silvio Gonzato, Ambasador i BE-së në Shqipëri.
Një nga autorët pjesëmarrës, Maja Haderlap, shkrimtare austriake dygjuhëshe slloveno-gjermane e njohur për romanin e saj të shumë çmuar “Engjëlli i Harresës”, foli për shkrimin shumëgjuhësh dhe përkatësinë kulturore:
“Nevoja për të shpjeguar më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Me kalimin e viteve, kam reflektuar mbi historinë e veçantë të sllovenëve në këtë zonë të Austrisë dhe mbi historinë e veçantë të familjes time. Kështu mori formë dëshira për ta shkruar këtë tekst nga një nevojë e brendshme. Ky roman unë e kam shkruar në gjermanisht. Të gjitha shënimet e mia ishin në gjermanisht dhe për mua ishte një habi. Ishte një qëndrim i brendshëm, që doja të tregoja këtë histori për hapësirën gjermanishtfolëse”, tha Maja Haderlap.
Festivali i Letërsisë Evropiane do të zhvillohet në disa prej hapësirave kryesore të kryeqytetit: Shtëpia e Evropës, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Ansambli Popullor, Vila 31 x Art Explora, Biblioteka Kombëtare “Sotir Kolea”, Qendra e Kulturës “Tulla”, Biblioteka “Babel” dhe Teatri Kombëtar i Kukullave.
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës