Festivali ‘Jazz në gur’, për herë të parë në Gjirokastër

31 Korrik 2023 | 16:21

Për të parën herë në Gjirokastër u organizua Festivali i Muzikës Jazz i titulluar “Jazz në gur”.

Në një mbrëmje të veçantë, në mjediset e Odeonit, në zonën muzeale performuan emra të njohur të muzikës jazz si Jozefina Simoni, AJS Quartet  dhe dj Pife.

Programi artistik i festivalit i përzgjedhur nga muzika shqiptare dhe e huaj tërhoqi vëmendjen e artdashësve kryesisht të rinj dhe turistëve.

“Unë i uroj shumë suksese dhe jam e lumtur që jam pjesë e edicionit të parë të festivalit. Uroj që gjithçka të shkojë shumë mirë edhe festivali të ketë sa më shumë jetëgjatësi dhe njerëzit të kënaqen me ne sonte”, thotë Josefina Simoni, këngëtare.

“Ne përcjellim nëpër botë, në gjithë festivalet e jazz-it muzikën tonë shqiptare të të gjitha trevave të përshtatur në muzikën jazz. Ajo që do të sjellim këtu është çfarë kemi eksportuar, le të themi edhe në publikun europian në këto vite, që është muzika jonë, origjinale shqiptare me instrumentet tona tipike; saksofon, klarinetë, fyelli i bariut të gërshetuar me muzikën jazz dhe një aragment komplet i ri”, shprehet Ermal Rodi, instrumentist.

Ky organizim synon të kthehet në një traditë të përvitshme për qytetin e gurtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona

Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe...
13:45 | 02/07/2026