Festivali në funksion të artizanëve, tërheqin vëmendjen e turistëve

29 Qershor 2023 | 16:10

Festivali Folklorik Kombëtar, i cili po organizohet në Gjirokastër është kthyer ne motiv mbizotërues edhe në punimet karakteristike të artizanëve lokalë. Mjeshtrat gurskalitës, drugdhendës, qëndistaret, etj po realizojnë suvenire me imazhe nga Festivali Folklorik dhe simbolikat e tij.

Artizanet pohojnë se turistët i shikojnë me mjaft interes këto suvenire por edhe elementë të tjerë të traditës.

“Unë kam bërë kalanë e Gjirokastrës, të gdhendur në dru, në forma dhe përmasa të ndryshme në mënyrë që ajo të jetë e tërheqshme nga vizitorët e huaj dhe vendas. Po kështu një nga elementët që kam bërë edhe unë është çelësi sol, që ka lidhje me të gjitha degët muzikore, e kam bërë edhe këtë në forma dhe përmasa të ndryshme”- tha Anastas Petridhi, mjeshtër drugdhendë.

“Kanë kaluar disa ditë që Gjirokastra gumëzhin nga kënga dhe nga vallet nga të gjithë Shqipëria dhe nga trevat e jashtme dhe kjo shoqërohet edhe me gatimet duke pritur mysafirë nga të gjitha anët. Kryesisht gatimet që pëlqehen nga turistët janë ato tradicionale te Gjirokastrës” –theksoi Defrim Gjoça, mjeshtër i kulinarisë tradicionale.

“Kemi realizuar që nga shamitë e valleve me shqiponjë të qëndisura të kuqe, kapelet tradicionale, kapelen e Çerçiz Topullit, kapelet e grave, me breza mesi, me kostume, çdo gjë që duhet dhe është e nevojshme, i përshtatet traditës dhe festivalit që bëhet këto ditë në Gjirokastër”- tha Vjollca Mezini, mjeshtre qëndristare.

Festivali Folklorik është rikthyer pas 8 vitesh në Gjirokastër duke e shndërruar qytetin e gurtë në qendër të prezantimit dhe promovimit të vlerave tona kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026