U arrestuan për drogë, 45 të arrestuarit transportohen nga Elbasani në Tiranë

29 Qershor 2023 | 15:34

Euronews Albania ka siguruar me pamje momentin kur 45 personat e arrestuar ditën e sotme po transportohen me autobus nga Elbasani drejt Tiranës.

Gazetarja Sara Demushi bën me dije se ky transportim po bëhet për shkak se ambientet e paraburgimit në Elbasan nuk kanë kapacitet për të mbajtur këto persona.

Të gjithë të arrestuar ndodhen në autobus ku janë të shoqëruar me oficer policie ndërkohë do të shoqërohen dhe me makinat e efektivëve.

Pamje

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes më shumë se 490 forca policisë janë angazhuar në një operacion kundër shpërndarjes së drogës në qarkun e Elbasnait. Si rezultat 45 persona janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona janë të përshirë në shpërndarjen e drogërave të forta në qytetet Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026