Megaoperacioni, arrestohen 45 persona për drogë, sekuestrohen kokainë heroinë e para

29 Qershor 2023 | 15:23

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes më shumë se 490 forca policisë janë angazhuar në një operacion kundër shpërndarjes së drogës në qarkun e Elbasnait. Si rezultat 45 persona janë vënë në pranga dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona janë të përshirë në shpërndarjen e drogërave të forta në qytetet Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec.

Dyshohet se këta persona, të ndarë në disa grupe, organizonin gjith֛çka, që nga sigurimi i drogës në qytete si Tirana apo dhe Fieri, tek paketimi dhe më pas shitja në lokale nate, apo edhe indicie konsumatorë.

Policia thekson se është goditur plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 grupe të tjera që kishin aktivitetin në këto zona. Disa prej të arrestuarve janë të skeduar apo dënuar më parë, ndërsa si rezultat i këtij operacioni në 28 objekte u sekuestruan sasi droge, armë dhe municione dhe sasi të mëdha parash.

“Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.”- tha Ilir Proda, drejtori i policisë Elbasan.

Sakaq, numri i lartë i personave të arrestuar bëri që policia ti shoqëronte drejt Tiranës me autobus.

Operacioni i policisë u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ndërkohë që hetimit për dokumentimin e aktivitetit të jashtligjshëm zgjatën 3 muaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026