Festivali operistik “Marie Kraja”, 16 zëra nga bota do prekin skenën në 29-31 mars
Më 29 mars nis edicioni i 19-të i festivalit të Operës ‘Marie Kraja’. Organizatorët kanë dhënë sot detaje për pjesëmarrësit dhe risitë e këtij aktiviteti.
16 zëra të rinj operistikë nga e gjithë bota do të ngjiten në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar këngës operistike. Marie Kraja, edicioni i nëntëmbëdhjetë do të zhvillohet në datat 29, 30 dhe 31 Mars.
“Repertori do të jenë 500 vite histori”- tha Klejvis Saliaj, drejtori ekzekutiv i festivali.
“Do të jetë një spektaklet me arie dhe më këngë, konkurrentët do të garojnë në dy disiplina, do të jetë një juri ndërkombëtare.”- theksoi Iva Tiço gazetare.
Ky vit vjen me risi, pasi në të dy netët nuk do të luhen vetëm këngë operistike. Pjesë e skenës do të jenë dhe këngëtarë shqiptarë, si Era Rusi, Aurela Gaçe, Eneda Tarifa e shumë të tjerë.
“Këtë vit në disiplinën e këngës do të konkurrohet në formën e dueteve”- theksoi Iva Tiço.
“Konkurrentët do të interpretojnë ariet më të renda teknike, më pas do jenë ariet me popullore dhe në garët e këngëve do ti këndojnë me njëri tjetrin, do dalin 8 ose më shumë o ma pak konkurrentë dhe do kalojnë në finale”- theksoi Saliaj.
Festivali Marie Kraja, i dedikohet zërit, ndaj dhe aplikimet për të qenë pjesë e këtij festivali, kanë qenë të shumtë. Mbi 300 aplikime, nga e gjithë bota, për ti dhënë fokus, promovimit të talenteve të reja. Ky edicion i 19 do të jetë nën moderimin e Enkeleda Kamani.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë