English

Fico: Qëllimi i Ukrainës për kthimin e plotë të territorit është “jorealist”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Portali Politiko me bazë në Bruksel komentoi sot vizitën e fundit të kryeministrit sllovak Robert Fico në Uashington, duke theksuar deklaratën e tij se qëllimi i Ukrainës për kthimin e plotë të territorit është “jorealist”.

- Advertisement -

Fico e tha këtë duke komentuar deklaratat e sekretarit amerikan të mbrojtjes Pete Hegsett, i cili tha në fillim të këtij muaji se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s dhe se ambicia e Ukrainës për të rimarrë të gjithë territorin e saj ishte joreale.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Fico tha se, megjithëse askush nuk e konteston se përdorimi i forcës ushtarake nga Rusia në Ukrainë ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare, Rusia kishte arsye serioze sigurie për një veprim të tillë, sepse, siç tha ai, prej kohësh ishte mashtruar për zgjerimin e NATO-s.

Ai gjithashtu deklaroi se “shumica absolute e vendeve anëtare të BE-së, përveç Sllovakisë dhe Hungarisë, mbështesin idenë se lufta në Ukrainë duhet të përdoret për të dobësuar Rusinë si politikisht ashtu edhe ekonomikisht”.

Në Uashington, Fico fajësoi gjithashtu Bashkimin Evropian për, siç tha ai, “shtyrjen e vetes në tryezën e negociatave midis SHBA-së dhe Rusisë, edhe pse ka tre vjet që mbështet hapur luftën në Ukrainë”.

Ai shtoi se “Presidenti Zelensky në fakt ka nevojë për këtë luftë, sepse kur ka luftë, zgjedhjet demokratike nuk mund të mbahen dhe është e vështirë të hetohet se ku kanë përfunduar një pjesë e madhe e fondeve të dhëna Ukrainës”.

Fico vlerësoi lëvizjen e Trump “Make America Great Again”, duke thënë se ajo përfaqëson “një vizion që rezonon jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjithë botën”.

Në Sllovaki, politikat “pro-Moskë dhe anti-evropiane” të Fico-s shkaktuan një valë protestash që përfshiu më shumë se 50 qytete dhe qyteza më të vogla, sipas një portali në Bruksel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?