Gjermanët vendosin me votë të dielën, reagimet e kandidatëve për Ukrainën
Gjermanët u drejtohen kutive të votimit të dielën, për të vendosur mbi qeverinë e tyre të ardhshme.
Katër kandidatë garojnë për postin e kancelarit, Olaf Scholz nga Social-Demokratët; Friedrich Merz nga Unioni Kristian Demokrat, Robert Habeck nga të Gjelbrit dhe Alice Ëeidel nga Alternativa për Gjermaninë.
Sipas sondazheve të fundit, CDU pritet të fitojë procesin elektoral, pasi udhëheq garën me rreth 30 për qind të mbështetjes. Më pas vijnë AfD me rreth 20 për qind dhe SPD dhe të Gjelbrit me nga 16 dhe 13 për qind.
Të premten, Scholz dhe Merz mbajtën mitingjet e fundit, përkatësisht në Dortmund dhe Oberhausen, ku diskutuan një sërë çështjesh, për të cilat paraqitën opsionet e tyre.
Duke komentuar lëvizjet e fundit të Donald Trump, Merz deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për të mbrojtur vetveten pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Ai tha se, në Amerikë nuk ka pasur vetëm një ndryshim qeveritar, por një ndryshim që mund të rishkruajë hartën e të gjithë botës.
Ndërsa Scholz kritikoi zëvendës presidentin J D Vance pas fjalimit të kontestuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kritikoi Evropën për ligjet kufizuese, krizën e emigracionit, sigurinë dhe cënimin e lirisë së fjalës. “Ne këtu i shohim gjërat ndryshe nga ai”, tha Scholz duke iu referuar Vance.
Ukraina qe një tjetër çështje e prekur nga dy kandidatët, të cilët ishin në një linjë kur premtuan vijimin e mbështetjes për Kievin.
Qendrat e votimit hapen në 8 të mëngjesit dhe mbyllen në 6 të pasdites. Gjermanët do të mund të votojnë edhe me postë, por vota e tyre duhet të mbërrijë brenda kohës kur votimet do të mbyllen për t’ia lënë vendin numërimit.
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike