Fier| Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

31 Mars 2025 | 14:01

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar, A. Xh., banues në Fier, i cili kishte një masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe ishte nën mbikëqyrje policore 24 orë.

Ai u arrestua për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

Shtetasi A. Xh. kanosi, ofendoi dhe kërcënoi një punonjës të Policisë së Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim dhe mbikëqyrte këtë shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026