Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnje, autorët aksidentohen dhe bien në kanal
Një biznes në qytetin e Lushnjes, ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një thertoreje në Njësinë Administrative të Golemit, ku kanë marrë kasafortën dhe një nga furgonat e kompanisë për të transportuar sendet e vjedhura.
Gjatë largimit, autorët kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal kullues. Pas incidentit, ata kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me një tjetër mjet në drejtim të autostradës Lushnje-Rrogozhinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore, duke dokumentuar provat e mundshme dhe duke shoqëruar dy persona.
Gjithashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar mjetin me të cilin hajdutët kanë mbërritur në vendngjarje.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 21:30 Kina i dha Putinit ultimatum që të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë
- 21:18 Trump kush? Putini ‘ka gjasa të përshkallëzojë luftën’ në Ukrainë
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real