“Shoferi i betonieres pa leje drejtimi”- Jepet masa për të arrestuarit e aksidentit

22 Mars 2025 | 12:18

Sot para Gjykatës së Tiranës, dolën tre të arrestuarit për aksidentin tragjik që i mori jetën katër të rinjve, Enejd Laçi dhe tre pasagjerëve në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit. Krrashi, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për betoniere, kishte ndaluar në rrugë pa ndezur bllokazhin.

Po ashtu, masën “arrest në burg” e mori edhe Valentin Krrashi, kushëriri 24-vjeçar i shoferit, i cili akuzohet për ndihmën që i ka dhënë Aleksandër Krrashit për t’u larguar nga vendi i aksidentit, duke u akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit.”

Ndërkohë, menaxheri i firmës për prodhimin e betonit, Danjel Koxha, u lirua nga qelia me masën “detyrim paraqitje”.

Verifikimet treguan se Koxha nuk kishte marrë masat për pajisjen e betonieres me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar një drejtues mjeti pa leje për këtë kategori mjetesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026