FIFA zyrtarizon vazon, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast kualifikimi
FIFA ka zbuluar ndarjen e vazove për shortin e Botërorit, që do të hidhet më 5 dhjetor, në Uashington D.C. Në vazon e parë do të jenë pritësit, SHBA, Meksikë, Kanada, por edhe ekipet e renditura më mirë në renditjen e përgjithshme, si Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Të gjashta skuadrat që do të vijnë nga “play-off”-et, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën, do të jenë në vazon e katërt. Kjo procedurë i pozicionon fituesit e “play-off”-eve si skuadrat më të dobëta në vlerësim. Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e axurrëve duhet të kalojë nëpërmjet Play Off.
NDARJA E VAZOVE
Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.
Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut.
Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Fituesi i “play off” europian A, B C dhe D, Fituesi i “play off” ndërkontinental 1 dhe 2.
LEXONI GJITHASHTU:
- Venezuela u kërkon linjave ajrore ndërkombëtare të rifillojnë fluturimet
- Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën ndaj Andorras
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit
- 07:45 Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh
- 07:20 CENTCOM: Ushtria amerikane kreu një sulm të ri ajror ndaj Iranit
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun