Finalja e Conference League, Kasmi: Deri tani nuk ka asnjë plan
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Rexhep Kasmi thotë se Shqipëria nuk ka asnjë eksperiencë në organizimin e një aktiviteti siç është finalja e Conferencue League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj.
Sipas tij duhet një plan për të gjitha detajet që deri tani nuk e ka parë të jetë bërë publik nga autoritetet që do të merren me organizimin.
“Nuk ka asnjë plan se ku do të ketë kioska për të shitur ujë apo flamuj. Po ua le njerëzve në dorë, e ke të programuar kaosin. Janë aq shumë detaje për t’u planifikuar”, deklaroi ai.
Një organizim i mirë shtoi Kasmi do të ishte një marketing pa shpenzime për turizmin dhe Shqipërinë.
“Kemi shans për të bërë një reklamë për Shqipërinë që do të ketë një jehonë në mënyrë që ato qindra milionë euro të vazhdojnë të vijnë edhe pas këtij aktiviteti”, u shpreh kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë.
Për çmimet e larta të hoteleve, Kasmi tha se këtë gjë e vendos tregu bazuar në kërkesë dhe ofertë.
Kasmi tha se shteti mund të ndërhyjë nëse ka dyshime për marrëveshje të fshehtë për çmime të larta.
Ai tha se Tirana ka kapacitete të reduktuara akomodimi në krahasim me kryeqytete dhe qytete të tjera në Evropë.
“Ne kemi një kapacitet të mangët për këtë aktivitet. Po të bëjmë një krahasim me Podgoricën, qytet me 600 mijë banorë, ka kapacitet hotelerie më shumë se katërfishi jonë”, tha Kasmi.
Finalja e Conference League Roma-Fejnord do të luhet në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ më 25 maj në orën 21:00.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë