Financimet ruse në PD, Lefter Gështenja: Nëse ka prova le të shkojnë në prokurori

16 Shtator 2022 | 18:02

Deputeti i PD-së Lefter Gështenja tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo provë që vërteton financimet ruse në PD duhet dërguar në prokurori.

Sipas tij Partia Demokratike ka kërkuar vetë që për këtë çështje të hapet një hetim dhe madje ka kërkuar që në hetim të marrë pjesë dhe faktori ndërkombëtar.

“Në përfundim rezultoi që kjo akuzë nuk qëndronte dhe Partia Demokratike jo vetëm që nuk kishte përfituar para nga financime të huaja, por edhe financimet vendase kishte marrë 0 lek të paligjshme,’ – u shpreh Gështenja.

Deputeti tha se këto informacione janë marrë nga media. Ndërkohë Gështenja ishte i bindur dhe nuk besonte se jo PD apo Lulzim Basha, por asnjë lider dhe parti politike nuk mund të kishte financim rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026

Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e dy protestuesve të arrestuar të enjten gjatë përplasjeve me policinë pranë Parlamentit. Sipas vendimit të gjykatës, u miratua...
10:42 | 27/07/2026