Financimi i partive, Erion Braçe: Duhet rregullim ligjor, zgjedhjet të mos blihen

23 Qershor 2025 | 17:05

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Erion Braçe në komisionin e ligjeve deklaroi se në zgjedhjet e 11 majit ka patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta.

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë votë”, tha Erion Braçe, deputet i PS.

Gjatë prezantimit të strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, deputeti socialist tha se synohet që të forcohen kapacitetet institucionale dhe ligjore për të parandaluar dhe luftuar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në proceset demokratike.

“Strategjia synon të forcojë mbrojë nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”, shtoi Braçe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026