Financimi rus në PD, Ristani: S’kam qenë në dijeni. Çfarë thotë statuti
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Arben Ristani, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se nuk ka qenë në dijeni për financim të PD nga Rusia.
Ristani tha se sipas statutit të PD-së marrëveshjet e lobimit nuk bëhen nga kryetari I partisë pa autorizim të organeve kolegjiale të partisë.
Ai theksoi se këto të fundit nuk i kanë dhënë autorizim Bashës për një lobim të tillë.
“Në statutin e PD-së është e shkruar se marrëveshja të tilla lobimi me të tretë nuk bëhen nga kryetari pa një autorizim nga organet kolegjiale të partisë. Organet kolegjiale të partisë, ose partia vetë nuk I është dhënë asnjë autorizim kryetarit që të kryejë një lobim të tillë. Unë s’kam qenë në dijeni për çështje të tilla. U vura në dijeni nga mediat”- theksoi Ristani.
LEXONI GJITHASHTU:
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj