Finlanda e gatshme për diskutime me Turqinë rreth anëtarësimit në NATO
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto tha se vendi i tij është i gatshëm të bisedojë me Turqinë për shqetësimet e saj lidhur me anëtarësimin e Finlandës në NATO.
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë krahas presidentit Xho Bajden, ai u shpreh se Finlanda i bashohet aleancës, do të angazhohet plotësisht për sigurinë e Turqisë.
“Ne e marrim terrorizmin shumë seriozisht, ne e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi të angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e tij,” deklaroi Niinisto .
Sipas Niinistos, vendi i tij po ndërmerr një hap historik me aplikimin për anëtarësim në NATO , raporton BBC.
Presidenti tha se procesi ka treguar edhe një herë forcën e demokracisë finlandeze.
“Duke nisur nga mbështetja e fortë e publikut, vendimi u mor me një shumicë dërrmuese parlamentare dhe mori gjithashtu mbështetje të madhe popullore”, pohoi ai.
Niinisto falenderoi udhëheqësin amerikan Bajden për mbështetjen e palëkundur gjatë proçesit, ndërsa siguroi vendet e tjera të NATO-s se Finlanda do të bëhej një aleat i fortë.
Bajden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
LEXONI GJITHASHTU
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij