Finlanda gati për në NATO, Presidenti nënshkruan ligjet e anëtarësimit

23 Mars 2023 | 18:29

Presidenti i Finlandës nënshkroi ligjet që mundësojnë anëtarësimin e vendit në NATO.

Kjo ishte procedura e fundit pas aprovimit të tyre nga pjesa dërrmuese e Parlamentit finlandez.

Bëhet fjalë për një vendim historik që i jep fund neutralitetit ushtarak dhe që kërkon të përforcojë sigurinë e vendit ndaj agresivitetit të Rusisë fqinje.

Procesi i aderimit të Finlandës në Aleancë do të përfundojë pasi të jetë ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia, dy anëtaret e vetme të NATO-s që nuk e kanë bërë ende këtë.

Ankaraja ka dhënë dritën e gjelbër, por jo një datë, ndërsa Parlamenti hungarez ka caktuar 27 marsin.

Por gjërat nuk shkojnë në të njëjtën mënyrë për Suedinë, që kërkoi anëtarësimin në Aleancë majin e kaluar dhe që Parlamenti i saj ratifikoi hyrjen këtë të mërkurë.

Lidhur me këtë, kryeministri suedez ka njoftuar se do të kërkojë sqarime nga Budapesti zyrtar përse Parlamenti hungarez zgjedh të mbështesë Finlandën dhe nga ana tjetër vazhdon të vonojë ratifikimin për Suedinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb

Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe eksperti i zhvillimeve politike, por Dushan Janjiç ka deklaruar se raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar...
15:05 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026