Finlanda sot drejt aplikimit për anëtarësim në NATO
Finlanda sapo ka thënë se është në favor të aplikimit për t’u bashkuar me NATO-n.
Mbeten edhe disa hapa përpara se procesi i aplikimi të fillojë, aplikim ky që ka ka mbështetje të gjerë nga anëtarët e tjerë të NATO-s.
Presidenti i Finlandës, Sauli Ninisto sot pritet të shpallë zyrtarisht synimin e vendit për të aplikuar për anëtarësim në NATO.
Të dyja vendet kanë bashkëpunuar gjatë dhe ngushtë me Aleancën, dhe nuk kanë nevojë për një periudhë të gjatë përshtatjeje me rregullat e saj.
Në rajonin më të gjerë nordik, Norvegjia, Danimarka dhe tre shtetet baltike janë tashmë anëtarë të NATO-s dhe shtimi i Finlandës dhe Suedisë mund të jetë shqetësim për Moskën, e cila thotë se zgjerimi i NATO-s është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.
Moska ka paralajmëruar vazhdimisht Finlandën dhe Suedinë që të mos anëtarësohen në aleancë, duke kërcënuar me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.
Suedia fqinje pritet të marrë një vendim për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:44 “Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim