Fiorela Shalsi: Duhen 267 vite që burrat dhe gratë në rang global të kenë mundësi të barabarta në ekonomi
Fiorela Shalsi, drejtuese e projektit “Më shumë zgjedhje” deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se do të duhen 267 vite që burrat dhe gratë në rang global të kenë mundësi të barabarta në fushën ekonomike.
“Nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili mat hendekun gjinor në botë çdo vit, në vitin e fundit, në 2021, është vënë një nga indikatorët që mat, ekonomia dhe mundësitë që ne kemi. Sipas studimeve që janë bërë në mbarë botën në mënyrë që burrat dhe gratë të kenë mundësi të barabarta në fushën ekonomike do na duhen 267 vite”, u shpreh znj. Shalsi.
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, ajo nënvizoi se vetëm 52% e grave shqiptare janë në treg të punës, në krahasim me një shifër prej 67% të burrave.
“30% e grave nuk e aksesojnë tregun e punës për arsye të kujdesit të familjes”, tha ajo.
Ndërkohë theksoi se interesi për të ndjekur arsimin e lartë është më i madh nga ana e vajzave, sesa nga djemtë.
Në lidhje me projektin, znj. Shalsi tha se është një projekt rajonal që mbulon Shqipërinë, Moldavinë, Kosovën dhe mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin