“Firma” e Metës për qeverinë, Baton Haxhiu: S’e marr seriozisht, s’besoj të bëjë shkarje
Analisti Baton Haxhiu është i mendimit se Presidenti Ilir Meta nuk mund të bëjë pengesë në mandatimin për herë të tretë si Kryeministër të Edi Ramës.
Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, me Bruna Çifligun dhe Andi Bushatin, Haxhiu tha se “nuk e merrte seriozisht” Metën, për sa kohë “ai ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës”.
“Unë s’e marr seriozisht […] nëse s’e ka respektuar ndonjëherë Kushtetutën, një vendim i Gjykatës Kushtetuese e obligon atë që të konsultohet me Kryeministrin, ose Kryeministri obligohet që t’i dërgojë emrat, por besoj se nuk ka më betejë politike për të refuzuar gjërat, pasi Presidenti është formal, është pa peshë dhe brenda peshës së tij në ikje, nuk besoj se mund të bëjë ndonjë shkarje, përveç nëse nuk dëshiron që edhe njëherë t’i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese,” – tha Haxhiu.
Në analizën e tij Haxhiu iu kthye një vendimi të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së emërimit të ministrave dy vite më parë ku Presidenti Meta refuzoi të dekretonte emërimin e Gent Cakës si ministër i Jashtëm.
Sipas Haxhiut Gjykata Kushtetuese “nuk ka sjellë në asnjë vendim” dhe se interpretimet e saj janë interpretime “të njerëzve që nuk mendojnë juridikisht për të ardhmen e vendit”.
Analisti Haxhiu theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese lënë shteg për interpretime të shumta dhe për këtë ai tha se “është e dështuar ende pa filluar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit