“Firmëtarët të PS”-Bregu: Nisma për dezinformimin do krijojë probleme me opozitën

31 Mars 2024 | 22:07

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi së bashku me disa deputetë i janë drejtuar kryetares së Kuvendit, me kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Gazetari Zylyftar Bregu i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania është shprehur se në këtë nismë firmëtarët do të jenë vetëm të PS dhe kjo sipas tij do të krijojë probleme në raport me opozitën.

“Dezinformimi është shpifje. Është një formë e ambalazhuar me porosinë e partnerëve, çështje sigurie, ku kur bëhet fjalë për çështje sigurie, disa liri dhe mund të sakrifikohen, sidomos nëse kjo gjë shtrihet dhe përfshin dhe këtë dezinformimin e brendshëm. Ka pasur përpjekje të legjislativit për të cenuar dhe ligjin për të drejtën e informimit, i cili bëri ndryshime. Të gjitha llojet e pushteteve, sidomos legjislativi dhe ekzekutivi tentojnë të shmangin detyrimin që kanë për të informuar qytetarin ose gazetarin. Është një rast i mirë për ta kryer këtë punë.  Do jetë një aksion holistik. Nëse do bëjnë ligje, struktura. Simbolikisht dhe fakti që nënshkruesit janë të gjithë të PS –së tregon një problem që do të reflektojë në ecurinë e kësaj nisme në raport me opozitën. Mund të kishin kërkuar dhe përfaqësues të opozitës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026