Fitër Bajrami në Gjirokastër, myftiu: Në këtë kohë luftërash, duhet ta mirëkuptojmë më shumë njëri-tjetrin

20 Mars 2026 | 08:30

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar ditën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm në mjediset e Pallatit të Sportit u zhvillua falja e kësaj dite të shenjtë.

Faljen e namazit e ka drejtuar myftiu i Gjirokastrës, Ermin Gjana. Besimtarët janë lutur për më shumë paqe dhe harmoni mes njerëzve.

“T’ju uroj të gjithë qytetarëve të Gjirokastrës dhe vendit tonë një festë Fitër Bajrami sa më të gëzuar, me sa më shumë harmoni, mesa më shumë paqe, mirëkuptim edhe begati në jetën e familjeve të tyre”, është shprehur myftiu i Gjirokastrës, Ermin Gjana.

Pjesë e lutjes së Fitër Bajramit ishte edhe situata aktuale në botë dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme.

“Në këtë kohë luftërash, në këtë kohë konfliktesh, në këtë kohë ku bota zgjedh rrugën më të shkurtër për të zgjidhur konfliktet, rrugën e luftës dhe të përballjes ne kemi nevojë më shumë se kurrë që ta dëgjojmë njeri-tjetrin, ta mirëkuptojmë njeri-tjetrin dhe të kemi harmoni me njeri-tjetrin ishalla në jetën e përditshme”, ka uruar më tej ai.

Më pas për besimtarët janë shpërndarë ëmbëlsirat e festës. Pjesë e festimeve të Ditës së Fitër Bajramit në Gjirokastër është edhe pritja e organizuar nga myftinia si dhe vizitat e besimtarëve në familjet e njeri-tjetrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026