Fitimi i tregtarit për një litër naftë i përcaktuar, thotë ish-zyrtari në RMV
“Fitimi i tregtarit për një litër naftë është i përcaktuar nga shteti në RMV”.
Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania Kushtrim Ramadani, ish-drejtor i Operatorit të Sistemit Elektrotransmetues.
Ai sqaroi se edhe pse ndryshon çmimi i naftës në bursë fitimi i tregtarit në RMV është 11 lekë.
“Kjo është e përcaktuar, tek ne kjo është 11 lekë. Për një litër naftë një tregtar fiton 11 lekë. Kjo është fikse nuk ndryshon me ndryshimin e çmimeve në bursë”, u shpreh ai.
Ndërsa Valon Prestreshi, ish-kryetar i Autoritetit të Konkurrencës në Kosovë nënvizoi se me këtë rregull nuk ka ekonomi tregu apo konkurrencë të lirë.
“Nëse e cakton marzhin e fitimit, i cakton edhe pagat e punonjësve, në mënyrë indirekte. Vendos në mënyrë indirekte edhe qiratë. Ekonomia e planifikuar në shtetet e ndryshme ka dështuar. Ekonomia dhe konkurrenca e lirë është faktori që ngre zhvillimin ekonomik në një vend”, u shpreh ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit