Fituesit dhe humbësit në Albert Park të Australisë
Carlos Sainz arriti një fitore sensacionale në Australian Grand Prix por jo gjithcka ishte e bukur për rivalët e tij në piktoresken Albert Park në Melbourne. Përvec spanjollit që ndërpreu serinë e fitoreve rradhazi të Max Verstappen në 9, fitues ishte dhe Ferrari.
Italianët që nuk garojnë për titull prej më shumë se një dekade duken në rrugë të mbarë pas një dimri të fortë. McLaren është gjithashtu mes fituesve në Melbourne ku makinat e saj për të parën herë këtë sezon bënë një paraqitje bindëse në Albert.
Yuki Tsunoda dominoi sërish kolegun Ricciardo edhe në garën e shtëpisë duke konfirmuar se dy garat e para nuk ishin një rastësi. Pesë fituesit plotësohen nga Haas që pas garës në Jeddah i dërgoi të dy makinat e saj në zonën e pikëve.
Max Verstappen është i 1’ri ndër humbësit në një situatë aspak të zakonshme për një kampion bote 3 vite rradhazi dhe si fitues i 19 nga 21 garat e fundit. Williams zgjodhi të linte jashtë Logan Sargeant por edhe Alex Albon zhgënjeu në garë.
Mercedes u larguar gjithashtu i humbur nga Australian Grand Prix pas diskualifikimit të dy makinave. Fernando Alonso u ndëshkua me një penallti prej 20” pas shpejtësisë në Virtual Safety Car dhe pas aksidentit të Russell. Në fund Kick Sauber që problemet në pit lane i kushtuan pikën e 1’rë të sezonit.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima