Fituesit dhe humbësit në Shangai

23 Prill 2024 | 12:56

Formula 1 u kthye në Kinë për të parën herë pas vitit 2019, me tribuna të shitura plotësisht në “Shanghai International” në mbështetje të favoritit vendas Zhou Guanyu.

Ndërkohë që ai nuk arriti në fundin e dëshiruar, të tjerë pilotë ishin të kënaqur me atë cka bënë fundjavën e kaluar. Më poshtë sjellim Fituesit dhe Humbësit e “Chinese Grand Prix” që u transmetua në EuroNews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz:

FITUESIT

–              Max Verstappen

Shfaqi një nga performancat më të mira në karrierë duke siguruar fitoren e 1’rë në “Chinese Grand Prix” dhe të 4’ën në 5 garat e deritanishme.

–              Lando Norris

E filloi fundjavën me frikën e problemeve të McLaren në Shanghai por ja doli mes shiut të vendoste “pole position” në Sprint dhe të renditej i 2’ti në garë duke lënë pas Red Bull dhe Sergio Perez.

–              Zhou Guanyu

Pas më shumë se 2 vitesh pritje, Zhou Guanyu u bë kinezi i 1’rë që garon në Formula 1 në shtëpi. 24 vjecari u rendit në vendin e 9’të në Sprint dhe 5 vende më poshtë në Grand Prix.

–              Nico Hulkenberg

Vazhdon startin e fortë të vitit 2024 duke përfunduar për të 3 herë në 4 garat e fundit në zonën e pikëve. Ndërkohë që mori vetëm 1 pikë, vitin e shkuar.

–              Alpine

“Chinese Grand Prix” ishte gara e 1’rë për francezët që ja dolën ta përfundojnë garën brenda xhiros së kryesuesit duke mos u dubluar prej tij.

HUMBESIT

–              Daniel Ricciardo

Ishte pranë fundjavës më të mirë sezonale duke lënë pas edhe Yuki Tsunoda’n. Kjo deri përpara goditjes nga Lance Stroll që e detyroi të tërhiqej.

–              Aston Martin

Humbi një mundësi të artë për të marrë më shumë pikë dhe ruajtur presionin ndaj Mercedes për vendin e 4’rt në klasifikimin e konstruktorëve.

–              Ferrari

Jo shumë kohë më parë, vendi i 4‘rt dhe i 5’të nuk do të ishin keq për italianët por aktualisht “Kali Fluturues” ka bërë hapa sinjifikativë për të qenë sfiduesit e Red Bull. Ndaj përfundimi në Kinë është zhgënjim më vete.

–              Kick Sauber

Edhe një herë, skuadra në pronësi të Audi’t nuk ja doli të futej në zonën e pikëve duke mbetur në ritmet e Ëilliams dhe Alpine.

–              Mercedes

Drejtori Toto Wolff u shpreh se vendi i 6’të dhe i 9’të ishin parashikimet më të mira në simulator por ende sërish larg asaj që skuadra aspiron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024