Fituesit në Çmimin e Madh të Kanadasë në F1
Max Verstappen – pati një tjetër javë sfiduese gjatë së cilës la pas besueshmërinë në pistë, problemet elektrike dhe amortizatorët për të marrë fitoren e dytë në katër garat e fundit
Lando Norris – kaloi një fundjavë zhgënjyese kur humbi pole position për vetëm 0.021s që megjithatë ishte nisja më e mirë për Mclaren në Kanada prej vitit 2012. Pas garës së kaërt që ndan pozicionet 1-2 me Verstappen, ai është piloti i vetëm që ka marrë pikë në cdo garë këtë sezon.
George Russell – u shfaq autokritik me veten pas vendit të 3’të në Kanada ku siguroi të dytin pole position në karrierë. Megjithatë mund të jetë krenar për të parin të Mercedes për vitin 2024.
Aston Martin – zhvilloi një fundjavë të shkëlqyer kur skuadra e gjelbër dominoi rivalët e Ferrari’t.
Alpine – kishte një pilot të pakënaqur me Esteban Ocon që shprehu keqardhje për urdhërat e skuadrës që i mohuan një pozicion në favor Pierre Gasly. Por në fund francezët janë të kënaqur me të dy pilotët në zonën e pikëve.
Daniel Ricciardo – bëri kritikët të heshtin, përfshi edhe Kampionin e Botës në vitin 1997, Jacques Villeneuve. Australiani u rendit në vendin e 5’të në Provat Zyrtare dhe përfundoi në zonën e pikëve, një dekadë pas fitores së 1’rë në Formula 1.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa


